BlogPolitik

Ambasadori i BE-së takon Kryetarin e Prishtinës: Mbështetje për zhvillimin e kryeqytetit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel, pati një takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Në qendër të këtij takimi ishte mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës. “Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin e Komunës, Përparim Rama”, shkroi ai në X.

Ai theksoi rëndësinë e demokracisë në nivel lokal dhe theksoi se BE-ja do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën publike, mobilitetin, efikasitetin energjetik dhe mjedisin e Prishtinës, sidomos në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *