Lumir Abdixhiku: LDK-ja nuk do të nënshtrihet për të hyrë në bashkëqeverisje me Albin Kurtin
Analistja Anita Shabani ka pyetur kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nëse kjo parti do të ishte e gatshme të hynte në një bashkëqeverisje me Albin Kurtin pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Abdixhiku tha: “Nuk ka nënshtrim prapë, nuk ka nënshtrim ku një parti i merr të gjitha, këtë e dinë, e as edhe LDK-ja, a po kuptoni?”.
Ai po ashtu tha se rezultati elektoral e përcakton fatin e institucioneve të ardhshme, ndërsa bëri të ditur se nuk ka vija të kuqe me askënd.

