Abdixhiku: Rrugëtimi ynë po merr forcë, shpresa është kthyer në Pejë
Aspiranti për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka vizituar Pejën pas 3 tubimeve të vazhdueshme.
Në qytetin e mbushur me qytetarë, Abdixhiku theksoi se Peja na ka dërguar një mesazh të qartë për forcën e rrugëtimit tonë. ‘Peja gjithmonë ka qenë udhëheqëse në momente vendimtare.
Edhe sot, ajo na ka dërguar një mesazh të fortë: shpresa është rikthyer.
Bashkimi po forcohet.
Rrugëtimi ynë po merr forcë’, deklaroi Abdixhiku.

