BlogPolitik

Reagimi i Fortë i Lumir Abdixhikut Pas Vendimit për Zgjedhje të Reja në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike, duke mohuar se një ditë më parë është refuzuar ndonjë marrëveshje qeverisëse mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se të gjithë deputetët e partisë ishin pajtuar me këtë qëndrim. “Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me LVV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte.

LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË”, ka shkruar ai, transmeton Zeri.info.


- Advertisement -

Sipas tij, ajo që u refuzua ishte zgjidhja për presidentin e Kosovës, përkatësisht kandidati i propozuar nga LDK-ja. “Dje u refuzua zgjedhja e presidentit të Kosovës.

U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, po e paraqesin situatën si një sukses politik, duke pyetur se “çfarë paskan shpëtuar”.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së dhe as kërkesë e anëtarësisë së saj, ndërsa ka akuzuar grupet e tjera politike se prej muajsh kanë pasur si synim zgjedhjet e reja. “Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së.

Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë”, ka shkruar ai.

Në fund, kreu i LDK-së ka thënë se, pavarësisht zhvillimeve, partia nuk do të dorëzohet. “Por jo dorëzim.

Jemi shumë.

Jemi në të drejtë.

E kemi detyrim.

Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *