Anne Hathaway reagon për ndryshimet në pamjen e saj: Pamja e re nuk është rezultat i ndërhyrjes estetike
Anne Hathaway ka reaguar për herë të parë ndaj spekulimeve se i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike, pasi paraqitja e saj e fundit shkaktoi debat të madh në rrjetet sociale.
Aktorja 43-vjeçare sqaroi se ndryshimi në pamjen e saj nuk kishte lidhje me kirurgjinë, por me një teknikë të thjeshtë stilimi flokësh.

