Edicioni i 16-të i ‘Tregime Pjeshkash’ rikthehet në Prishtinë me temën ‘MEMENTO’
Në Teatrin ‘Dodona’ sonte në ora 19:30, do të shfaqet edicioni i 16-të i ‘Tregime Pjeshkash’ në Prishtinë.
Tema e këtij viti është ‘MEMENTO’, duke eksploruar marrëdhënien mes objekteve dhe kujtimeve të shumta që ato munden të aktivizojnë.
Rrëfime të ndryshme do të rreshtohen për të treguar se si objektet e zakonshme mund të përfaqësojnë dëshmi të thella emocionale të jetës sonë të kaluar.
Nëpërmjet këtyre historive, do të përjetojmë emocione dhe kujtime që ndoshta kemi harruar, por që ende janë të lidhura ngushtë me ne.

