Zyrtari i Kllokotit akuzohet për keqpërdorim detyre: përfitoi mbi 39 mijë euro pa u shfaqur në punë

Sipas dosjes, S.S., për gati shtatë vjet, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës në Komunën e Kllokotit, ka përfituar mbi 39 mijë euro pa shkuar fare në punë.

Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit kanë nisur hetimet, ndërsa brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjilan.


- Advertisement -

Autoritetet theksojnë se rasti po trajtohet me prioritet, ndërsa veprimet e mëtejme hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *