Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk do të ketë asnjë problem me ndryshimin e motit pasi tashmë ka nënshkruar kontratën për blerjen dhe montimin e kondicionerëve të rinj.
Institucioni që udhëhiqet nga Albin Kurti ka ndarë një shumë prej rreth 4 mijë e 500 euro për këtë tender.
Kompania fituese ka ofruar një çmim më të ulët, 4 mijë e 330 euro.
Operatori ekonomik “Eor Group SH.P.K.” ka fituar tenderin dhe kontrata është nënshkruar me 1 prill.





