LDK-ja ka emëruar dy kryetarë komunash dhe një anëtar kryesie në tri pozita sekretarësh.
Ilir Ferati nga Istogu është emëruar si sekretar i përgjithshëm, ndërsa Sokol Haliti nga Vitisia do të jetë edhe sekretar për mërgatën.
Anëtari i kryesisë, Visar Azemi është emëruar si sekretar organizativ.
Kryetari Lumir Abdixhiku ka njoftuar për këto ndryshime duke theksuar se ato janë për konsolidimin organizativ dhe politik të partisë, në përputhje me vendimet e Kuvendit të fundit.
Planifikohet që përbërja e re e Kryesisë së LDK-së të prezantohet së shpejti.





