Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka miratuar pjesërisht kërkesat për të hyrat e operatorëve të kësaj fushe, duke shmangur shtrejntimin e energjisë elektrike.
Të hyrat e lejuara maksimale të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (KOSTT) do të jenë 76 milionë euro, ndërsa për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) 185 milionë euro dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) 442 milionë euro.
Këto ndryshime u morën për të mos rrezikuar sigurinë e furnizimit apo prodhimin nga gjeneratorët vendor.
Muharrem Gashi nga departamenti i tarifave dhe çmimeve tha se rritja e importit kërkon ndryshime në të hyrat maksimale.
Kërkesa nga KOSTT ka qenë 99 milionë euro, 23% më e lartë se vlera e ZRRE-së.
Në konsultimet janë përfshirë komentet e 5 kompanive dhe organizatës së shoqërisë civile INDEP.
Adelina Lokaj nga KEDS përmendi kërkesën prej 235 milionë euro, ndërsa ZRRE ka përditësuar të hyrat për të adresuar devijimet e viteve paraprake. Çmimi i supozuar i importit është përditësuar me 2.65 €/MWh për muajt e ardhshëm.
