Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish.
Flakët janë përhapur në zonën e prekur nga zjarri dhe dy avionë janë angazhuar për shuarjen e tyre.
Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë ndërhyrjen nga toka më të vështirë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





