Ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës, ditë më parë.

Vdekja e Altinit është edhe një kujtesë e dhimbshme se në komunikacion një çast pakujdesie mund t’ia marrë jetën dikujt dhe t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën shumë të tjerëve.

Prandaj, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit janë para së gjithash përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”, ka shkruar Haxhiu.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -