Zjarri në Himarë: Thirrje urgjente për largim të banorëve përpara përhapjes së flakëve

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e së premtes qytetin e Himarës, ndërsa për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, banorëve u është bërë thirrje të largohen menjëherë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Zjarri, i cili po përparon me shpejtësi, ka përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera në zonë.

Duke parë ritmin e shpejtë të përhapjes së zjarrit dhe rrezikun që paraqet për banorët, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë thirrje banorëve që të largohen menjëherë nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.


- Advertisement -

Ai u sugjeron banorëve të kërkojnë ndihmën e organeve të Policisë së Rendit, asaj bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë, duke u kërkuar të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *