Zjarr i madh në Krujë: Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën në afërsi të Halilit në Krujë.

Flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së banuar dhe të afrohen pranë disa shtëpive.

Në terren ndodhen shërbimet e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.


- Advertisement -

Nderhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor.

Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni për shuarjen e zjarrit është mbështetur edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *