Zbulohet autorësia e shpërthimit të makinës së policisë në Lezhë: 32-vjeçari me precedentë penalë në Itali kapur në Zhejë të Kurbinit

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me eksploziv të makinës agjentit të policisë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.

Përmes operacionit të koduar “Zoomed In”, hetuesit arritën të identifikojnë dhe të vënë në pranga autorin e dyshuar, një 32-vjeçar me iniciale F.

Rr., i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm në Itali për vjedhje me armë.


- Advertisement -

Zbulimi i autorit u bë i mundur pas një analize të hollësishme të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në disa akse rrugore, të cilat ndihmuan policinë të gjurmonte lëvizjet e tij. 32-vjeçari u kap në fshatin Zhejë të Kurbinit, teksa udhëtonte me të njëjtin motor që kishte përdorur ditën e shpërthimit.

Në banesën e të arrestuarit, policia zbuloi një armë gjahu pa leje, duke filluar procedimin penal ndaj babait të tij 66-vjeçar.

Motori dhe arma janë sekuestruar si provë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e një personi tjetër të dyshuar për bashkëpunim në sulmin.

Sulmi dyshohet të jetë lidhur me detyrën e tij në sektorin e Krimeve në Policinë e Lezhës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *