Edi Mehmeti, personi që u plagos gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, ku u vra Rasim Binakaj, gjendet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sipas gazetares Diellëza Berisha nga Klan Kosova, Policia e Kosovës e ka intervistuar të plagosurin, pasi ai ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes.
Plagosuri është dërguar në repartin e Ortopedisë dhe gjendja e tij është e mirë.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binakajt është dorëzuar në polici.
Nexhdet Zymberaj dyshohet se ka kryer vrasjen.
Elijona Binakaj, finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, është e rrethuar nga tragjedia.





