Ylli Limani falënderon publikun në Tiranë për emocionet e dy koncerteve

Pas dy netëve të mbushura me emocione, muzikë dhe mijëra fansa, Yll Limani, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun që e mbështeti në koncertet e tij në Tiranë.

Artisti ndau me ndjekësit emocionet që po vazhdon t’i përjetojë edhe pas përfundimit të koncerteve, duke i cilësuar ato si dy net që nuk do t’i harrojë kurrë. “Hala jom tu i jetu emocionet e dy neteve n’Tirane.

Shqipni, faleminderit për dashninë që ma dhatë.


- Advertisement -

Janë dy net që s’kom me i harru kurrë.

Faleminderit secilit që keni ardhë e keni knu bashkë me mu”, shkroi ai.

Në postimin e tij, Ylli u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që merr nga publiku, duke theksuar se energjia, koha dhe besimi i fansave janë arsyeja që e motivojnë të vazhdojë rrugëtimin e tij artistik. “30.000 herë faleminderit.

Për kohën, energjinë, besimin dhe dashninë që ma jepni vazhdimisht”, vijoi këngëtari.

Ai shtoi se shpeshherë emocionet e momentit janë aq të forta, sa nuk e kupton menjëherë sa shumë dashuri dhe mbështetje ka përreth. “Kanihere je aq i përfshim prej momentit sa s’e kupton sa shumë dashni ki rreth vetes.

Deri herën tjetër!

Ju du shuuuuume”, përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *