Xhudistja kosovare Distria Krasniqi siguron kualifikim në gjysmëfinale të European Senior Championships 2026

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të European Senior Championships 2026.

Krasniqi ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë mposhti me Wazaari Teresa Bodnarova nga Republika Çeke.

Në çerekfinale, ajo vazhdoi formën e mirë duke triumfuar sërish me Wazaari ndaj Aleksandra Kaleta nga Polonia.


- Advertisement -

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me italianen Odette Giuffrida, në një duel që pritet të jetë vendimtar për finalen.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *