Lumir Abdixhiku promovon bashkimin e së djathtës në LDK në takimin në Dragash

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka kaluar paraditen në qytetin e Dragashit, ku është takuar me veprimtarë të partisë dhe mbështetës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se takimet janë zhvilluar në kuadër të diskutimeve për “bashkimin e së djathtës” brenda LDK-së, të cilin e ka cilësuar si domosdoshmëri të kohës. “Për kafe në Dragash.

Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të medhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!” “Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët.


- Advertisement -

Për ata që presin.

Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë.

Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”.

Kjo alternativë do të bëhet.

Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim”, shkroi kreu i LDK-së.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *