Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Dendias në vizitë zyrtare në Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë, gjatë qëndrimit në Kosovë ai do të vizitojë Shtabin e kontingjentit grek që shërben në kuadër të misionit të KFOR, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, Dendias është planifikuar të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it si dhe parashihet edhe një takim i veçantë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.


- Advertisement -

Njëherësh, i pari i ekzekutivit e pret sot edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *