Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zbuluar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale blerjen e një veture të re luksoze.
Bukuroshja publikoi pamje pranë automjetit të saj të ri, një Range Rover me ngjyrë të zezë.
E veshur me shumë elegancë, Xheneta u shfaq tejet e lumtur gjatë prezantimit të veturës së re.
Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer urimet dhe komentet pozitive për blerjen e re të saj.
Range Rover konsiderohet një nga markat më prestigjioze në kategorinë e SUV-ve luksoze, ndërsa vlera e modelit si në foto varion nga 70 deri në 100 mijë.
Fetahu po vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.






