Vlora Çitaku reagon ndaj deklaratës së Fitore Pacollit: ‘Drenica nuk ka nevojë për leksione’

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, duke e konsideruar atë të papranueshme për një përfaqësuese të institucioneve.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se një ministre e Republikës duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ajo ka mbrojtur rajonin e Drenicës, duke akuzuar pushtetin për dështimet dhe sulmet ndaj këtij rajoni, duke theksuar se është e lehtë të sulmosh një rajon sesa të përgjigjesh për dështimet e tua. Çitaku ka kërkuar përgjigje për disa sfida që Kosova po përballon në fushën e ekonomisë dhe të rinisë. ‘Jo sulmet ndaj Drenicës.


- Advertisement -

Jo paragjykimet ndaj Skenderajt.

Jo përpjekjet e neveritshme për t’i përçarë qytetarët e Kosovës,’ shkroi Çitaku.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *