Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin lidhur me problemin e pritjeve të gjata të mërgimtarëve nëpër kufijtë e vendeve përreth.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike, të cilat sipas saj, po ua jep Kurti. ‘Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë.
Mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike.
Ka nevojë për shtet që vepron.
Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë’, ka shkruar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





