Një grup qytetarësh protestoi këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe kundërshtimin për hapjen e një konsullate serbe në qytet.
Protestuesit argumentuan se Shkodra nuk ka lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe, duke theksuar krime të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ata kërkuan që autoritetet të rishqyrtojnë vendimin për hapjen e konsullatës në Shkodër.
Protesta u zhvillua pa incidente, ndërsa u hodhën thirrje kundër qeverisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





