Nicole Kidman dhe Michael Reinstein: Spekulime për një lidhje të re

Nicole Kidman ka nxitur spekulime për një lidhje të re pasi është fotografuar në shoqërinë e investitorit amerikan, Michael Reinstein.

Aktorja 59-vjeçare është parë në Los Angeles, ku Reinstein e ka pritur në aeroport pas kthimit të saj nga New York-u, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet në sediljen e pasagjerit të Ferrarit të tij të zi.

Dyshimet për një afërsi mes tyre nisën pasi çifti u fotografua edhe në fillim të korrikut në Portofino të Italisë, ku u panë duke kaluar kohë së bashku në një hotel luksoz dhe duke shijuar pushimet.


- Advertisement -

Michael është një biznesmen dhe investitor amerikan, themelues dhe president i kompanisë investuese Regent, me seli në Beverly Hills, e cila investon në fusha si moda, media, teknologjia dhe shitjet me pakicë.

Këto paraqitje vijnë disa muaj pas divorcit të Nicole nga këngëtari Keith Urban, me të cilin ishte e martuar për afro 20 vite dhe ka dy vajza.

Sipas burimeve pranë aktores, po kalon një fazë të re në jetën e saj dhe po fokusohet te lumturia dhe familja.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *