Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot familjen Meniqi për t’u shprehur ngushëllimet e saj pas humbjes tragjike të djalit të tyre, Drilon Meniqi, i cili humbi jetën në një aksident trafiku të ndodhur të shtunën mbrëma.
Driloni ndërroi jetë ende pa i mbushur 22 vjet.
Gjatë vizitës, Osmani i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit dhe theksoi se kjo humbje ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe mbarë opinionin publik në Kosovë.
Kujtojmë se 22-vjeçari Drilon Meniqi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në mbrëmjen e së shtunës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ai vdiq në vendin e ngjarjes pasi motoçikleta që po drejtonte u përfshi në një aksident me një veturë, në afërsi të mobilerisë ‘Berto’ në Vushtrri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





