Vjosa Osmani kritikon Bashkimin Evropian për reagimin ndaj deklaratave të presidentit serb për Ratko Mlladiq

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pas reagimit të presidentit të Serbisë, Allexandar Vuçiq, ndaj vdekjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Osmani tha se regjimi i Vuçiqit indinjohet bota me të drejtë, duke theksuar se Serbia, vend kandidat për anëtarësim në BE, vazhdon të glorifikojë kriminelët e luftës dhe t’i festojë krimet e tyre.

Ajo gjithashtu theksoi se Serbia bashkëpunon me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke punuar kundër sigurisë së Evropës.


- Advertisement -

Osmani vlerëson se Brukseli vazhdon të shpërblejë Serbinë financiarisht, ndërkohë që vendi nuk ka demonstruar ndonjë ndryshim substancial.

Ajo kërkon që arkivat e Serbisë të hapen për të gjithë familjet që ende kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur me forcë.

Osmani shprehet se Brukseli duhet të ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar mbështetjen ndaj regjimit serb.

Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se Mlladiq do të varroset me nderimet më të larta shtetërore nëse kjo i kërkohet.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *