Kandidatja për presidente nga LDK, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar sot një takim me qytetarët në Pejë, në kuadër të platformës “Hajde Folim”.
Osmani ka theksuar se nga “zemra e Dukagjinit” duhet të mbizotërojë zëri i arsyes dhe përgjegjësisë, duke paralajmëruar kundër gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes në shoqëri. “Nga Peja, zemra e Dukagjinit.
Sot më shumë se kurrë, Kosovës i duhet zëri i arsyes dhe i përgjegjësisë.
Nuk mund ta lejojmë që dhuna, linçimet dhe gjuha helmuese e urrejtjes ta zbehin shpresën e qytetarëve tanë e ta shtyjnë vendin drejt përçarjeve të rrezikshme.
Kosova mbi të gjitha!”, shkroi Osmani.
