Një lajm i trishtë për komunitetin e Deçanit, pasi gruaja e zhdukur u gjet pa shenja jete në rrjedhën e ujit të Lumbardhit.
Policia e Kosovës, përmes Zëdhënësit për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi vdekjen e 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa familjarët kanë identifikuar viktimën.
Një ngjarje e trishtë që ka shokuar të gjithë.





