Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm të kërkim-shpëtimit në lumin Lumbardhi të Deçanit, duke gjetur trupin e pajetë të 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti, e cila ishte zhdukur disa ditë më parë.
Ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të Gardës Kombëtare kanë vepruar në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe autoritetet lokale, në koordinim me Qendrën e Situatave të Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.
Pas kërkimeve intensive, trupi i pajetë është gjetur dhe i është dorëzuar autoriteteve për procedurat ligjore të mëtejshme.





