Publikohen pamjet nga operacioni i kërkim-shpëtimit në lumin Lumbardh të Deçanit

FSK-ja ka bërë të ditur se trupi i 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti është gjetur i pajetë pas një operacioni të suksesshëm në lumin Lumbardh të Deçanit.

Ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të Gardës Kombëtare kanë vepruar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, në koordinim me Qendrën e Situatave të Qeverisë së Kosovës.

Pas kërkimeve intensive, trupi i pajetë është evakuuar dhe iu dorëzua Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *