Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdhixhiku, së bashku me kandidaten për presidente nga ky subjekt, Vjosa Osmani, kanë vizituar dy kompani vendore.
Abdixhiku, në një postim në Facebook, e cilësoi vizitën si frymëzuese dhe tha se gjatë qëndrimit në AgroProdukt dhe Bliff Organik patën mundësi të shohin punën e jashtëzakonshme të grave dhe burrave në kultivimin, përpunimin dhe eksportin e bimëve aromatike e medicinale. “Do të jemi me ta në çdo hap”, shkroi ai.





