Victoria Swarovski është një prezantuese televizive austriake, këngëtare, modele dhe sipërmarrëse, e lindur në vitin 1993 në Innsbruck të Austrisë.
Trashëgimtare e familjes Swarovski, ajo nisi karrierën muzikore që në moshën 16 vjeçe dhe fitoi popullaritet si fituese e shfaqjes gjermane ‘Let’s Dance’ në vitin 2016.
Sot, ajo është një nga personalitetet më të njohura televizive në botën gjermano-folëse dhe do të prezantojë Festivalin e Këngës Eurovision 2026 në Vjenë.





