Në 45-vjetorin e rënies së heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kosovë përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së tha se sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare. ‘Sot, në 45-vjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, OVL UÇK përkujtoi me nderim jetën, veprën dhe qëndresën e tyre të pavdekshme për liri dhe dinjitet kombëtar.
Sakrifica e familjes Meha mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare, frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan dhe vazhdojnë ta duan atdheun me të njëjtin ideal.
Lavdi,’ thuhet në njoftimin e organizatës.
