Skandali i Abuzimit Seksual: Avokatja Zbulon Detajet e Reja në Rastin e Mjekut Nikolla Nunka

Avokatja e 21-vjeçares që ka denoncuar mjekun, Nikolla Nunka në Korçë, ka dalë para mediave duke zbuluar detaje të reja.

Avokatja Refxhei Tola ka deklaruar se kanë mbërritur denoncime të tjera ndaj mjekut për raste të ngjashme abuzimi seksual, disa prej të cilave datojnë deri 33 vite më parë, ndërsa rasti më i fundit është raportuar një vit më parë.

Tola falënderoi 21-vjeçaren që denoncoi rastin, duke e cilësuar guximin e saj si një hap të rëndësishëm për të nxjerrë në dritë ngjarje të tilla.


- Advertisement -

Ajo i bëri thirrje drejtësisë që të reagojë dhe të marrë masa ndaj rasteve të abuzimeve seksuale.

Sipas saj, ka indicie se mjeku ka ndjekur të njëjtën praktikë pune me vajzat që i janë drejtuar për vizita, ndërsa theksoi se institucioni spitalor nuk ka marrë masa administrative edhe pse, sipas saj, ka pasur sinjale të vazhdueshme për sjelljen e tij.

Tola shtoi se pala mbrojtëse ende nuk është njohur me dosjen hetimore. “Mendoj që është koha e duhur që drejtësia e re të reagojë, dhe të japë shembullin se këta maniakë, pedofilë nuk duhet të shkelin mbi gjakun e fëmijëve tanë.

Jemi të gatshëm të asistojmë të gjitha denoncimet e tjera që do të vijnë, ndaj ju bëj thirrje grave dhe vajzave të denoncojnë, ne do ti asistojmë dhe do të garantojmë anonimatin.

Këto janë fenomene që ndodhin rëndom në Shqipëri dhe nuk marrin masat ndëshkimore të caktuara sipas legjislacionit, por përfundojnë duke ja hedhur me një arrest shtëpie”, tha ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *