Victor Willis, këngëtari kryesor i Village People, ndërron jetë: Detajet dhe trashëgimia muzikore

Victor Willis, këngëtari kryesor i grupit legjendar Village People dhe bashkautor i hitit të famshëm Y.M.C.A., ka ndërruar jetë më 30 qershor, si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër.

Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të grupit.

Në mesazhin e publikuar, bashkëshortja e tij kërkoi privatësi për familjen në këtë periudhë të vështirë.


- Advertisement -

Victor lindi më 1 korrik 1951 në Dallas të Teksasit dhe e nisi rrugëtimin në muzikë duke kënduar në korin e kishës, pasi u rrit në familjen e një predikuesi baptist.

Më vonë ai u zhvendos në New York, ku studioi aktrim dhe vallëzim, ndërsa u bë pjesë e produksioneve teatrore, përfshirë edhe muzikalin e njohur The Wiz.

Në fund të viteve 1970, Willis u bashkua me producentin francez Jacques Morali për të krijuar Village People.

Fillimisht ishte vokalisti i vetëm i përhershëm i grupit, teksa anëtarët e tjerë u shtuan më vonë me personazhet ikonike që e bënë grupin të famshëm në mbarë botën.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *