Apeli i Gjykatës Speciale miraton apelet e Prokurorisë për Hashim Thaçin

Lluka Mishetiq, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, njoftoi në një postim në X se Apeli i Gjykatës Speciale sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë.

Ai vuri në dukje se të gjitha apelet e Prokurorisë janë miratuar, ndërsa të gjitha apelet e palës mbrojtëse janë refuzuar nga Paneli i Apelit. ‘Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë.

Bilanci aktual në dy çështjet e tij që janë ende në shqyrtim: • Apele të Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses) • Apele të Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)’, shkroi ai.


- Advertisement -

Avokati tha se Gjykata Speciale duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi pas përfundimit të mandatit të saj, duke vënë në dyshim drejtësinë e kësaj gjykate. ‘Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit’, shkroi Mishetiqi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *