Një veturë e tipit Golf 8 u raportua si zhdukje e dyshimtë nga parkingu i Aeroportit “Adem Jashari”, por është gjetur në Prizren pas veprimeve hetimore nga Policia.
Pronarët e kishin raportuar rastin te organet e rendit, të cilët e kishin dhënë veturën me qira.
Vetura u mor gabimisht nga disa shtetas turq dhe u dorëzua më pas te pronarët në parkingun e një qendre tregtare në Prizren.
Policia ka konfirmuar rastin dhe është duke u angazhuar në hetimin e tij.





