Brikena Selmani zbulon ndërhyrjet estetike në programin ‘Doktor Plastik’: Reagimet e publikut

Ndërsa Brikena Selmani vijon garën drejt finales së Big Brother VIP Albania, jashtë shtëpisë vëmendja është zhvendosur te një tjetër zhvillim.

Një episod i programit ‘Doktor Plastik’, ku ajo ishte protagoniste, u transmetua së fundmi dhe u përhap me shpejtësi në rrjete sociale.

Në pamje shfaqen momente nga ndërhyrjet estetike që ajo ka kryer më herët, përfshirë një ‘temporal lift’ për zonën e syve, vetullave dhe mollëzave.


- Advertisement -

Këto skena ngjallën reagime të shumta nga publiku.

Diskutime pati sidomos për kohën e transmetimit, duke qenë se ajo është ende në garë.

Për këtë, produksioni sqaroi se episodi është xhiruar muaj më parë dhe nuk lidhet me situatat aktuale në shtëpi.


- Advertisement -