Në një kohë kur ëndrrat shpesh duken të largëta, Interex synon t’i sjellë ato më pranë përmes një prej kampanjave më të mëdha shpërblyese të këtij viti.
Duke filluar nga 30 marsi, rrjeti i njohur i marketeve nis zyrtarisht ‘Vitin e Ëndrrave’, një lojë shpërblyese që ofron mundësi reale për fitime të mëdha për konsumatorët.
Kjo nismë vjen me një koncept të thjeshtë, por me shpërblime të konsiderueshme, duke i dhënë çdo klienti mundësinë që përmes blerjeve të përditshme të bëhet pjesë e një gare për çmime atraktive.
Kampanja do të zgjasë nga 30 marsi deri më 15 qershor, duke u ofruar klientëve kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë dhe për të provuar fatin e tyre.
Me ‘Vitin e Ëndrrave’, Interex synon të shpërblejë besnikërinë e konsumatorëve dhe njëkohësisht të krijojë një përvojë më të veçantë për blerësit, duke e kthyer çdo vizitë në market në një mundësi për fitim.
