Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur listën e kandidatëve për deputetë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor 2026.
Kryesuesi i listës është kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa në vendin e dytë është Glauk Konjufca.
Në listë gjenden emra nga fusha të ndryshme, si Armend Baloku nga Peja, i cili kandidohet për herë të parë me siglën e Vetëvendosjes me numrin 59.
Në listë janë dhe këngëtarja Edona Llalloshi dhe aktorja Adriana Matoshi.





