Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka paralajmëruar kthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të ish-kryekuvendarit Kadri Veseli në Kosovë.
Ai ka kërkuar punë ndër anëtarë të partisë për t’i sjellë fitoren PDK-së në prag të kthimit të tyre.
Behrami tha se PDK-ja është shumë afër fitores së dyfishtë: fitores së PDK-së dhe fitores së kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë.
Partia ende nuk ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. /Klankosova.tv





