Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, theksoi se lista e tyre është e përbërë nga profesionistë të dëshmuar në punë dhe angazhim publik.
Ai shtoi se mbi 50% e kandidatëve janë prurje të reja, tregues i përkushtimit të PDK-së për talentet e reja.
Sipas Hamzës, në ditët në vijim do të prezantohet programi më serioz dhe përgjegjshëm për shtetin dhe qytetarët.
Ai bëri thirrje për besim në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme.





