Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka hapur arkivat dhe duket se është bërë nostalgjike për kohën kur ka qenë fëmijë.
Në një kolazh fotografish që ka ndarë në rrjete sociale, ajo ka sjellë disa momente të veçanta.
Kësaj i ka bashkangjitur edhe një dedikim për atë që është sot dhe për ato që gëzon, duke u ndjerë krenare me veten.
Postimi i plotë i artistes së njohur (pa ndërhyrje): ‘Vesaaa e vogël e kohës “dinosaurit”.
Te kisha ditë me të thonë atëherë që ke me i ndjek dhe realizu ëndrrat tua, ke me kriju një familje më të mirë se që e ke parë mendu, ke me i mbijetuar luftave, sfidave me shumicë, dhe prap ke me pas energji me nis nga e para si një “Dem” i vërtetë.
Wierd i palexueshëm (sic më pershkruajnë shpesh) por protektiv ndaj çdo gjëje që dua në këtë jetë.
Këtë mesazh e kam lënë për djalë që na thot s’dini asgjë ju të epokës së dinosaurit – eh çka dijm na çka dijm.’
