Kelly Osbourne, vajza e Ozzy dhe Sharon Osbourne, ka vendosur ta anulojë fejesën me Sid Wilson vetëm shtatë muaj pasi ata u fejuan.
Procesi është i vështirë për të pas vdekjes së babait të saj, por ata kishin kohë që përballeshin me probleme në marrëdhënie. ‘Ata u përpoqën t’i zgjidhnin gjërat, veçanërisht për shkak të fëmijës, por në fund vendosën që ndarja ishte mënyra më e mirë për të ecur përpara’, tha një burim.
Kelly dhe Sid kanë një djalë të cilin e mirëpritën në nëntor 2022.
Pavarësisht sfidave, Kelly tani po përqendrohet te vetja dhe roli i saj si nënë.





