Vërshimet në disa komuna të Kosovës: Situata e menaxhueshme, ndihma për evakuim në Gjakovë

Agjencia e Menaxhimit Kufitar ka bërë të ditur se vërshimet në disa komuna të Kosovës janë të menaxhueshme, me raste të lokalizuara.

Rajonet më të prekura përfshijnë Fushë Kosovën, Drenasin, Malishevën, Rahovecin, Klinën, Mitrovicën, Vushtrrin, Skënderajn dhe Gjakovën, ku ka vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në bashkëpunim me FSK-në.


- Advertisement -

Në komunat e tjera, situata është relativisht e qetë dhe stabile, ndërsa ekipet e forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit janë në terren dhe situata monitorohet nga sistemi i komunikimit emergjent të Agjencisë Menaxhimit Emergjent.

Në këtë situatë, AMK bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë në zona të veshura, të raportojnë rreth çdo rreziku dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

- Advertisement -