Numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta është përfunduar.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 36.96% ose 622 vota, ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 26.14% ose 440 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 12.30% ose 207 vota.
Lista Serbe është në vendin e katërt me 10.75%, ndërsa AAK-ja me 7.13%.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.





