Gazetarja Qëndresa Tërshani ka komentuar vendimin e gjykimit ndaj Naim Murseli, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Tërshani tha se ky vendim është mirëpritur nga të gjithë, duke ditur peshën e madhe të rastit dhe mënyrën e ekzekutimit të Liridona Ademajt. ‘Është mirëpritur mirë në masë, vendimi që u dha në gjykatë. Është përmendur vazhdimisht dhe besoj që kjo ka qenë arsyeja kryesore për shkak të makrabitetit dhe mënyrës se si është organizuar vrasja.
Gjakftohtësia, planifikimi deri në detaje dhe ekzekutimi para fëmijëve i ka bërë bashkë të gjithë, bashkëndjejmë në situata të tilla, por rasti i Liridonës ka qenë tjetër histori.
Vendimi është pritur mirë dje nga të gjithë, ka pasur edhe duartrokitje kur është dhënë vendimi për Naim Murselin dhe Granit Plavën,’ tha Tërshani.
