Tronditje në Memaliaj të Tepelenës: 30-vjeçari humb jetën në konflikt me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Memaliajt të Tepelenës, duke lënë pas një viktimë dhe një të plagosur.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj, ndërsa sipas informacioneve të Top Channel, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt.


- Advertisement -

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij krimi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *