Vetëm tetë ditë i ndajnë vendimit final për ish-krerët e UÇK-së.
Më 16 shtator, Haga do të japë verdiktin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Diskutimet lidhur me këtë çështje kanë qenë të ngarkuara, dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shprehur shpresën e tij për një vendim lirues. “Kosova nuk mund të barazohet me Serbinë.
Krerët tanë dhe presidenti nuk mund të barazohet me Millosheviqin, anise ai vdiq dhe shkoi pa e marrë një vendim gjyqësor dhe juridik, bile që e shpëtoi Serbinë që të mos dënohet për gjenocid”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





